U la në burg, zbulohen dëshmitë e nxënesve për drejtorin e Beratit
Drejtori i shkollës “Babë Dudë Karbunara” është lënë në burg nga Gjykata e Beratit.

Gjatë gjyqit 59-vjeçari jo vetëm nuk ka pranuar akuzën ndaj tij, por madje ka deklaruar se për njërën prej nxënëseve që e ka akuzuar atë për ngacmim (që i përket komunitetit rom), ai kishte bërë fushatë sensibilizimi në shkollë për të mbledhur para, për shkak se ajo vuante nga një sëmundje.

Olgert Rumnici i kërkoi Gjykatës cilësimin si të ligjshëm të ndalimit të Hajdarajt dhe kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “ngacmimit seksual” dhe “shpërdorimit të detyrës”, shkruan Panorama.

Sipas të dhënave, mësohet se njëra prej nxënëseve (për të cilën drejtori është shprehur se e ka ndihmuar), është shprehur se drejtori e kishte ngacmuar rreth një muaj më parë.

Ndërsa nxënësja tjetër e vitit të dytë në këtë shkollë, mësohet se i kishte kërkuar Hajdarajt, i cili ishte edhe mësues i gjeografisë, që të përmirësonte një notë provimi.

Drejtori ka pranuar t’i bënte një provim të dytë, por në zyrën e tij. Pikërisht në zyrë, 16- vjeçarja pretendon se drejtori e ka prekur atë. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2017, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori