U la në arrest shtëpie, gjyqtarja Margjeka kërkon leje për të shoqëruar vajzën në spital
Mimoza Margjeka, e cila u la në arrest shtëpiak pas akuzave për korrupsion ka kërkuar leje për të shoqëruar vajzënspital.

Ajo ka deklaruar leje për të shkuar në spital me vajzën 3-vjeçe e cila ka pasur hemorragji nga hundët.

Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kishin marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Gjyqtarja në atë kohë u shpreh se shoqërimi i saj në polici është në kundërshtim me ligjin.

“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2020, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori