Gazetarja: Për çfarë ka folur Dumani? 3 prokurorë dhe 2 drejtues policie në hetim

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se Nuredini Dumani ka bërë të tjera rrëfime për ngjarje kriminale, të cilat nuk janë përfshirë në dosjen e bërë publike në media. Lala tha, se bazuar në këto rrëfime po hetohen gjithashtu edhe 3 prokurore dhe 2 drejtues policie.

Lala tha gjithashtu se Dumani ka folur për ngjarje që kanë të bëjnë me të tjera qytete.

Nuredin Dumani ka folur për ngjarje që nuk janë përfshirë në këtë dosje dhe që kanë të bëjnë me Shkodrën, kanë të bëjnë me Lezhën”, tha Lala.