U kujdesën për të riun, preken nga fruthi dy infermiere në Berat
Dy infermiere të spitalit të Beratit janë shtruar në pavijonin e infektivit, pasi dyshohet se janë prekur nga fruthi.

Infermierit pak ditë më parë i kanë shërbyer një djali 24-vjeçar të prekur nga fruthi.

Lajmi bëhet i ditur nga mjekja infeksioniste Elena Xhaxho e cila ka konfirmuar 7 raste me fruth në spitalin e Beratit, të cilët po marrin trajtim.

Mësohet se dy infermieret tashmë të izoluara, po mbahen nën vëzhgim. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori