U kthye në tmerrin e femrave, 22-vjeçari varte prezevativë tek dera e Eli Farës
Këngëtarja Eli Fara, pavarësisht viteve eksperiencë në muzikë mbetet një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare.

Qershori i këtij viti nuk ka qëlluar aspak i këndshëm për këngëtaren e njohur për shkak se është përndjekur nga një i ri i cili i vendoste prezevativë në dorëzën e apartamentit të saj.

Por si duket Eli Fara është mësuar me situata të tilla përndjekje dhe nuk e ka denoncuar të riun.

Mësohet se i riu vetëm 22-vjeç ka përndjekur edhe një parukiere, duke e terrorizuar në të njëjtën mënyrë.

Por ajo e ka kallëzuar 22-vjeçarin e identifikuar si Gentian H, për të cilin Gjykata e Tiranës ka vendosur “mjekim i detyruar spitalor”.

Si duket 22-vjeçari">22-vjeçari ka çrregullime mendore dhe ka nevojë të kurohet gjë për të cilën as nuk mund të gjykohet dhe dënohet për veprat e kryera. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori