U kritikua nga Thaçi, Rama publikon videon krah Zaevit e Vuçiçit(VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga takimi në Ohër, me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin.

Në një video të publikuar në Facebook, Rama shihet teska takon dy liderët e tjerë dhe shkraun se janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zaev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve🤝”, shkruan Rama.
Shtuar më 09/11/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori