Dronët goditën Moskën, Kievi zgjohet nga breshëria e sulmeve, çfarë po ndodh në Ukrainë

Rusia thotë se Ukraina tentoi sërish një sulm me dron  në Moskë të martën duke synuar pikërisht të njëjtën ndërtesë që u godit  të dielën.

Zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, kanë sugjeruar se këto sulme kanë për qëllim të shkatërrojnë çdo ndjenjë qetësie të mbetur në kryeqytetin rus.

“Moska po mësohet me shpejtësi me një luftë të plotë,”  tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelensky.

Në orët e para të së mërkurës, Kievi u zgjua me një breshëri sulmesh me dron.

Ja çfarë tjetër duhet të dini:

Sulmet ndërkufitare: Si Ukraina ashtu edhe Rusia raportuan sulme të drejtuara ndaj njëra-tjetrës të martën. Moska tha se Kievi përsëri tentoi një sulm me dron  në kryeqytetin e saj. Kievi akuzoi  Rusinë për bombardimin e një objekti mjekësor  në qytetin port jugor të Khersonit, duke vrarë një mjek dhe duke plagosur një infermiere.

Civilë të kapur në zjarr të kryqëzuar:  Dy raketa balistike goditën qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, vendlindja e Zelensky, të hënën, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Më në jug, në Kherson, bombardimet ruse në zonat e banuara vranë katër persona, tha një këshilltar i lartë i Zelenskyt. Zyrtarët lokalë thanë se Rusia kishte intensifikuar granatimet mbi qytet për të siguruar mbulim për trupat e rradhës.

Shqetësimet e trajnimit F-16: SHBA është ende duke pritur që zyrtarët evropianë të paraqesin një plan përfundimtar për trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16, të cilët SHBA do të duhet të autorizojnë përpara se programi të fillojë këtë muaj, thane zyrtarë të njohur me çështjen për CNN.

Fëmijët ukrainas në Rusi:  Më shumë se 700,000 fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi që nga fillimi i luftës, tha Ombudspersoni i Rusisë për të drejtat e fëmijëve  në një raport të botuar të hënën. Raporti pretendon se shumica e të miturve kanë ardhur me prindër ose të afërm të tjerë. Avokatja e popullit, Maria Lvova-Belova dhe lideri rus Vladimir Putin janë akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte, për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve gjatë luftës. Haga lëshoi ​​urdhra arresti për ta  në mars./Albeu.com/


Shtuar 2.08.2023 09:01

Tags: ,