U kishte ngacmuar nënën dhe motrën, si dy vëllezërit ekzekutuan taksistin për nderin e familjes
Sipas dëshmisë së bërë dje nga dy vëllezërit, mësohet se taksisti 71 vjeçar Abdulla Budlla u ekzekutua pasi u kishte ngacmuar nënën e motrën.

Sipas vëllezërve Shera, i moshuari kryente veprime të pahijshme ndaj tyre në kohën kur ata nuk ishin prezentë.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me të, duke dashur ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më afër shtëpisë sonë, por ai nuk hoqi dorë”, mësohet se kanë treguar vëllezërit e dyshuar.

Vëllezërit kata kanë përdorur një makinë, që e kishin marrë me qira për të realizuar vrasjen.

Konkretisht u arrestua Sajmir Shera, 32 vjeç, i dënuar më parë dhe Arsil Shera, 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.
Shtuar më 07/08/2020, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori