Breshëri të gjata dhe pastaj heshtje…! Del audiopërgjimi i masakrës me 6 të vdekur në Greqi

Ka qenë një masakër e vërtetë ajo e vrasjes së gjashtë personave në Lutsa të Greqisë pasditen e djeshme. Mediat greke raportuan fillimisht se bëhej fjalë për gjashtë shqiptarë, por më pas autoritetet greke reaguan duke theksuar se në fakt ata ishin shtetas me ID turke dhe franceze dhe kishin shkuar në Greqi për të larë hesapet.

Mediat greke kanë publikuar audio nga momenti i shkëmbimit të zjarrit mes grupeve rivale, gjë e cila ngjan si në filma.

Fillimisht ka breshëri të gjata dhe më pas heshtje, në fund qëllohet sërish me sa duket autorët janë siguruar që t’i vrasin të gjithë rivalët.

Dyshohet se njëri prej personave të vrarë është nga grupi rival dhe ka qenë aty si gjuajtës.

Makina ishte me targa false gjermane, ndërsa banorët e zonës kanë rrëfyer se iu është dukur si dasmë dhe shpërthim fishekzjarrësh. /albeu.com

 


Shtuar 12.09.2023 10:54