U kapën pa maskë, ndëshkohen rreth 400 qytetarë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 361 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në kuadër të masave anti-Covid, policia iu bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet masat, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Shtuar më 15/01/2021, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori