U kapën me të "bardhë" në Divjakë, mes tyre edhe një polic
Katër persona janë arrestuar në Divjakë pasi janë kapur më kokainë.

Mes personave të arrestuar është edhe një punonjës policie, shtetasi me iniciale I.V, 38-vjeç. Policia ben me dije se tre shtetasit e tjere te arrestuar jane A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë; L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë dhe H. M., 46 vjeç, banues në Tirane.

Operacioni u zhvillua ne hyrje te qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës kater shtetasit, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policise:

Policia e Fierit dhe Prokuroria e Lushnjës ka arrestuar 4 persona të cilët janë kapur me një sasi kokaine dhe u janë gjetur 3 armë gjahu.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe me kryerjen e veprimeve të shpejta procedurale, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;

L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;

H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;

I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie)

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtuar më 24/04/2020, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori