U kap me rreth 300 mijë euro, kush është 29 vjeçari i arrestuar në Durrës
Policia ka vënë në pranga një të ri dhe ka shpallur në kërkim pronarin e një kompanie, pasi u është sekuestruar rreth 300 mijë euro.

I riu që përfundoi në pranga në lidhje me kapjen e një sasie të madhe eurosh prej 294 mijë, është Ferdinant Murikaj nga Lezha.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë që merrej me transportin e mjeteve, shtetasin Erjon Jovani.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe një 34 vjeçar, të cilit iu gjet shuma prej 11 765 euro.

Gjatë kontrollit të dy kamionëve që vinin nga Italia të ngarkuar mje mjete, në njërin prej tyre është gjetur e fshehur sasia e madhe e parave.

Pas gjetjes së parave, policia ka arrestuar flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, drejtues i mjetit tip kamion.

Ndërkohë, nga kontrolli i automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh.
Shtuar më 13/11/2020, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori