U kapën me "mall-çokollatë", merret vendimi për vëllanë e ish-shefit të policisë
Gjykata e Tiranës cakton masen e sigurisë arrest me burg për të 7 te arrestuarit e operacionit “Tranzit” mes tyre Pajtim Aga, vëllai i ish shefit te qarkullimit Dibër, Robert Aga.

Këta persona u kapën të premthttp://ëëë.albeu.com/dokumenta/foto/robert-budina.jpgen e javës së kaluar me 32 kg drogë e llojit “ ”

Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi prokuroria e Dibrës kishte nën përgjim Pajtim Agen, i cili dyshohej për një veper tjeter penale. I vetmi që pranoi se droga i përkiste atij ishte Shkelzen Mazari. Dyshimet janë se Aga dhe Rajta çuan drogën në shtepine e Mazarit.

Nipi i këtij te fundit Devis Mija mori makinën dhe doli nga oborri i banesës, ndërsa policia e arrestoi 200 metra me tej. Sasia tjetër e droges u kap ne Gjirokastër.

Masa e sigurisë arrest me burg për:

Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj

Shtuar më 21/01/2020, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori