I vunë flakën makinës para shtëpisë në Korçë, familjarët: E kanë bërë nga zilia

Ka folur për mediet babai i pronarit të makinës, e cila u dogj gjatë natës në Korçë.

Makina ishte e parkuar në momentin kur i është vënë zjarri, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. Sakaq nga kamerat e sigurisë rezultoi se autori është lënduar vetë teksa u ka vënë zjarr makinës.

Policia dyshon se ai mund të jetë paraqitur në spital për mjekim të plagëve. Por çfarë thotë babai i Klodianit që kishte në pronësi mjetin.

Demir Cacani tha për mediet se familja e tij është trembur nga ngjarja dhe se ata s’kanë konflikte me asnjë dhe se nuk dyhsin te asnjë. Ai tha se djegia e makinës mund të jetë bërë për shkaqe zilie.

“Unë ishe duke fjetur. Në orën 01:10 dëgjova një shpërthim të vogël. U ngrita si i trembur. Kur dola në ballkon shikoj shpërthimin e madh. Dal dhe thërrita fëmijët. Dolën fëmijët në mënyrë të çrregullt se nuk dinim se çfarë të bënim. Njoftuam zjarrfikësen dhe erdhi dhe i falënderoj. Unë si kam bërë kujt keq. Konflikte jo, deri më sot jo. Unë jam njeri I punës, Jo i kontrabandës, jo i drogës, jo i kumarit, duhanit dhe jo i rakisë. Tek ky dyqan kanë ngenë bukë kjo lagje. Nuk e di sa lekë kam falur. Çfarë kam pasur ua kam falur. Nga zilia. Po të ishte ashtu, unë kam pasur dy makina dhe t’ia vinte më përpara zjarrin, po pse tani, që u bënë shtatë ose tetë? U bë kjo punë,. Kjo është e gjitha”, tha Demir Cacani./albeu.com/