U kapën me 200 mijë paund kokainë, si e pësuan tre shqiptarët
Tre shqiptarë janë dënuar me 20 vjet burg gjithsej, pasi siç raportojnë mediat britanike, akuzoheshin për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Shqiptaret e dënuar janë Kristian Bujaj, 26 vjeç, Klaudio Doroftei, 25 vjeç dhe Ermal Zina, 39 vjeç.

Të tre dëgjuan vendimin në gjykatën në Cardiff të enjten, ku u shpallën fajtorë. Gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg si Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 vjet për Bujajn.

Shqiptarët u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentëyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona.

Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton, më 7 Shkurt, shkruan “WalesOnline”

Droga që iu ishte sekuestruar shqiptarëve, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori