U kapën me 2 kilogramë drogë, arrestohet një shqiptar dhe gruaja e tij
Një shqiptar dhe gruaja e tij janë arrestuar në Kretë të Greqisë, pasi u kapën me 2 kilogramë heroinë.

Sipas medieve të vendit fqinj, autoritetet kishin marre informacion paraprak se një një 46-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçare rumune, do të sillnin sasi të mëdha droge në Kretë.

Gruaja kishte mbërritur në mëngjes me target në portin e Heraklion.

Kështu, të martën në mëngjes, 46-vjeçari, pasi kishte ngarkuar makinën me dy kilogramë drogë, arrin në portin e Heraklion dhe shkon në shtëpinë ku jeton me partneren e tij rumine.

Pas ndjekjes nga policia, ata u kapën me sasinë e heroinës.
Shtuar më 25/11/2020, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori