U kapën 3.4 milionë euro në “Toyota Yaris” , rikthehen në burg 4 të pandehurit
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë përsa i përket dosjes “Toyota Yaris”.

Apeli ka rikthyer masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin.

Në datën 6 Nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Ndërkohë, Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, shkruan Fax web.

Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi paradh prej 3.4 milionë eurosh.
Shtuar më 03/12/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori