Meta në “Log.”: Zjarri në Shijak një krim, nesër publikojmë fakte të reja

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Log.” ka folur për djegien e mbetjeve në Shijak. Ai tha se mbeturat janë djegur natën në mënyrë të paligjshme dhe se kjo është shumë e rëndë. Meta tha nesër do të publikohen fakte të reja në lidhje me aferën që është bërë aty.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Keni qenë me disa nga figurat e partisë në Shijak, kemi parë një denoncim tuaj për një problematikë ekologjike. Në daljen për shtyp njoftuar se protesta e radhës do të jetë tek inceneratori i Tiranës?

Meta: Këto e kanë një lidhje sepse pati një koincidencë se ët dyja si biznes punojnë me logjikën e mafies. Unë kam patur shumë mesazhe nga banorët e Shijakut të cilët thanë se atje po bëhet nami. Më dërgonin pirgje me plehra. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë, ka qenë e programuar, tërë natën atje ka patur një djegie masive që është ndier deri në Golem e në plazh e kështu me radhë, është shumë e rëndë ka qenë e qëllimshme. Qytetarët paguajnë taksat e pastrimit, bashkia i jep kompanisë punën, ajo i depoziton pranë fshatrave dhe i djeg natën, që është me pasoja shumë të rënda për gjithë komunitetin, pasojat janë të gjithanshme. Në të njëjtën mënyrë funksionon edhe afera e inceneratorëve në Tiranë, është e njëjta logjikë, nuk ka inceneratorë dhe lekët shkojnë në Holandë. Është një problem që nuk është vetëm i Shijakut, por situata ishte akoma ë e rëndë deklarata e policisë, që thoshte shoh se është një fshatar që ka djegur gomat, ndërkohë që aty ato kanë qenë të depozituara qëllimisht. Kjo tregon se ka një kapje të qartë të shtetit. Duhet të kishte një reagim nga ana e qeverisë apo institucioneve të tjera. Është vërtetë një dramë e madhe në këto lloj aktivitetesh. Në vend që tu përgjigjen qytetarëve për taksat, por i helmojnë. Kryetari i Bashkisë ka gënjyer duke thënë se këto po i bëjmë falas.

Xhafo: Pse protesta te inceneratori i Tiranës?

Meta: Ne kemi thënë se nuk do të protestojmë vetëm me fakte, ne kemi denoncuar vazhdimisht. Sot PL e dje LSI ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke depozituar fakte të tëra në SPAK. Por ky aktivitet kriminal vazhdon, është momenti i përshkallëzimit, dhe ne kemi thënë që do të jemi në vendngjarje aty ku ndodh krimi, vjedhja, falsifikimi. Ky është një moment tjetër në luftën antikorrupsion. Nesër do të keni fakte të reja nga afera e Shijakut, që nuk është zjarr i vogël. Ajo që ka ndodhur me inceneratorin nuk mbulohet. Kjo e Shijakut nuk ndodh vetëm në Shijak, por ndodh edhe në shumë bashki të tjera ku plehrat depozitohen në vende që nuk janë për këtë punë. E dinë qytetarët. Ata për çështjen e marrëveshjes le të shkojnë dhe ta sqarojnë në Prokurori. Ne do të jemi pranë komunitetit të Shijakut për t’i mbrojtur.

Vangjeli: Unë do ta quaja një gjë të madhe këtë gjë. E liga tashmë është në këndvështrimin e projektori publik.

Meta: Për ne është e rëndësishme të mbrohen qytetarët, të mbrohen taksat e tyre. Ne do të jemi kudo ku është ky problem.

Alibali: Unë e shoh pak më gjerë çështjen e zjarrit në Shijak. Mbi bazën e konferencës ku ju paraqitët marrëveshjen e Shijakut me inceneratorët, tregon që ka një lidhje mes këtyre vagabondëve të vegjël që e përdorin pushtetin e tyre për të përfituar dhe ata vetë.

Meta: Nëse do t’i sjellin në Tiranë kushton karburanti, lëri aty, digji aty. Duhet revolucion në kuptimin e vërtetë të fjalës.

 

 


Shtuar 6.09.2022 21:15