U kap pa maskë nga liqeni, policia shoqëron ish-deputetin Kastriot Islami
Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në polici.

Burimet bëjnë me dije se ish-deputeti është shoqëruar për mos mbajtje të maskës.

Siç raporton News24, policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Islami ka qenë tek diga e liqeni artificial kur është ndaluar nga policia.

Efektivët e policisë pretendojnë se Islami nuk ka paraqitur as dokument identifikimi.

Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.
Shtuar më 14/11/2020, ora 20:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori