U kap në Kakavijë dhe kundërshtoi policinë, ekstradohet në Greqi 28-vjeçari ukrainas
Një 28-vjeçar ukrainas me inicialet M. Y i akuzuar për vrasje, është ekstraduar nga Interpoli drejt Greqisë.

M.Y. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29 tetor 2018, kishin lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai u kap nga nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2019, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori