Një fermë kanabisi në një bllok zyre të papërdorur, u zbulua më 20 prill të vitit të kaluar.
Ndërtesa pesë-katëshe ishte modifikuar plotësisht për vendosjen e pajisjeve profesionale për rritjen e bimës narkotike
ndërsa energjia elektrike vidhej.
Zyrtarët gjetën që kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm të bimëve, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit.
Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të
rritjes, u gjetën dhe u vlerësua me një rendiment të mirë që mund të mblidhte deri në 250,000 paund,
ndërsa në shitje me pakicë, droga kapte vlerën e rreth 1 mln paundve në një vit me cikle të njëpasnjëshme të
rritjes së suksesshme.
Kati i tretë duket të jetë zona e jetesës për anëtarët e bandës, përveç drejtuesit Samir Bagdadit.
Tetë burra u arrestuan në vend, shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia.
53-vjeçari Bagdadi konsiderohet si figura kryesore në grup. Në një gjyq maratonë këtë javë, ai u dënua me 7 vite
burg,
ndërsa “togeri i tij i besuar”, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë
shqiptare, u dënua me 42 muaj
burg, shkruan panorama.
Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë
shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/
shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e komandës.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 19:58