U kap me një burrë laçian në hotel, avokati i "Zogut të Tiranës" bën deklaratën e fortë
Hermes Nikaj që njihet si “Zogu i Tiranës” ka shkuar me dëshirë në hotel.

Sipas avokatit të tij, si vajza e arrestuar ashtu edhe Hermesi, kanë qenë viktima të prostitucionit.

“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat.

Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi për Report tv.

Pritet që në ditët në vijim Nikaj dhe personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” të dalin para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”, që do kërkojë prokuroria e kryeqytetit.
Shtuar më 25/11/2019, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori