Carlo Ancelotti, “kryetrajneri” i Champions League

Nëse Real Madridi mund Liverpoolin në finalen e Champions League, Carlo Ancelooti do të bëhet trajneri që ka fituar më shumë herë trofeun me prestigjoz për klube në Evropë, plot 4.

Trajneri italian momentalisht është baraz me Bob Paisley dhe Zinedin Zidane. Për kuriozitet, të tre kanë qenë ose janë trajnerë të Real Madridit dhe Liverpoolit, dy klubet finaliste të këtij edicioni.

Bob Paisley është një legjendë. Me siguri më i madhi. Trajneri i lindur në Sunderland, në vitin 1919 dhe ishte i lidhur me Liverpoolin për gati gjysmë shekulli. Fillimisht si lojtar, më pas si fizioterapist dhe trajner në fund. Ai ndërroi jetë në 14 shkurt 1996, në Liverpool.

Paisley udhëhoqi Liverpoolin drejt gjashtë titujve të ligeës, tre Kupave Evropiane, një kupe UEFA, tre Kupave të Ligës, gjashtë Community Shields dhe një Superkupe Evropiane. I pari trajner që do të fitonte tre Champions League, i cili më pas do të barazohej nga Zidane i cili i fitoi ato me Real Madridin dhe Carlo Ancelotti ka fituar dy me Milanin dhe një me Real Madridin.

Pesë trajnerë kanë arritur ta fitojnë Championsin me dy klube të ndryshme: Ernst Happel (Feyenoord dhe Hamburg), Ottmar Hitzfield (Dortmund dhe Bayern Munich), Mourinho (Porto dhe Inter), Jupp Heynckess (Real Madrid dhe Bayern Munich) dhe Ancelotti (Milan dhe Real Madrid)./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 10:16