Gjermania më e lira, cili vend i BE-së prodhon akulloret më të shtrenjta

Në vitin 2022, BE prodhoi 3.2 miliardë litra akullore, një rritje prej 5% në prodhim krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Ndër vendet e BE-së, Gjermania ishte prodhuesi kryesor i akullores në vitin 2022, duke prodhuar 620 milionë litra akullore, e ndjekur nga Franca (591 milionë litra) dhe Italia (571 milionë litra).

Përveç kryesimit në prodhimin e akullores në vitin 2022, Gjermania është gjithashtu vendi që prodhoi akulloren më të lirë mesatarisht me 1.5 euro për litër. Franca raportoi një çmim mesatar prej 1.9 € për litër akullore, ndërsa Italia raportoi një çmim mesatar prej 2.3 € për litër akullore. Akullorja më e shtrenjtë është prodhuar në Austri, me një çmim mesatar prej 7 euro për litër, e ndjekur nga Danimarka (4.4 euro për litër) dhe Finlanda (2.8 euro për litër).

Në vitin 2022, vendet e BE-së eksportuan 250 milionë kg akullore në vendet jashtë BE-së, me një vlerë totale prej 930 milionë euro. Nga ana tjetër, importet e akulloreve nga vendet jashtë BE-së arritën në 61 milionë kilogramë, me vlerë 203 milionë euro. Sasia e importeve të akullores nga jashtë BE-së ra me 14% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ndërsa eksportet ranë vetëm me 2%.

Franca, e cila eksportoi 53 milionë kg akullore në vitin 2022, që përfaqëson 21% të eksporteve të akullores jashtë BE-së, është eksportuesi më i madh i akullores nga të gjitha vendet e BE-së. Pasuar nga Holanda (42 milionë kg akullore, 17% e totalit të eksporteve jashtë BE-së), Italia (31 milionë kg, 13%), Gjermania (28 milionë kg, 11%) dhe Belgjika (23 milionë kg, 9% ).


Shtuar 16.08.2023 15:14