U kap me 55 kilogramë "mall", arrestohet në Greqi shqiptari
Një shqiptar 25 vjec është arrestuar në Selanik nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu nga Shqipëria u kap me 55 kilogramë hashash ndërsa sipas policisë greke shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjecarin nga Shqipëria në Evosmos, ndërsa ai po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë dhe 126 gramë. Të gjitha ndodheshin në automjetin e tij.

Sic raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe 25 vjecari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.

Shtuar më 22/05/2020, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori