U kap me 20 mijë euro false, kush është 37 vjeçari shqiptar
Një shqiptar 37-vjeçar nga Kavaja është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me 41 kartëmonedha false të prerjes 500 euroshe të cilat pretendonte t'i hidhte në treg.

Arrestimi i tij është kryer gjatë një operacioni të Antikrimit EkonomikTiranës, të koduar “500”, që u zhvillua në afërsi të zonës së njohur si “Kodra e Priftit”, në rrugën “Sadik Petrela”.

Burime nga Policia thanë se hetimi për një rast të falsifikimit të monedhave kishte nisur disa ditë më parë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Ndërsa dje, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, forcat e Antikrimit Ekonomik dhe Financiar kanë nisur operacionin, pasi kanë zbuluar vendndodhjen e automjetit, ku dyshohej se ndodheshin paratë shkruan panorama. Ky mjet, që drejtohej nga shtetasi Genci Xhahysa, i cili u arrestua në flagrancë, është ndaluar në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë.

Gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura kartëmonedhat e falsifikuara, 20 500 euro, që dyshohet se do të hidheshin në treg gradualisht nga i dyshuari, pasi t’i testonte në ndonjë biznes privat. Burimet thanë se ende nuk janë identifikuar personat e tjerë me të cilët mund të ketë bashkëpunuar 37-vjeçari. Nga ana tjetër, edhe pse paraprakisht dyshohet se mund t’i ketë prodhuar vetë kartëmonedhat e falsifikuara, ende nuk ka të dhëna konkrete për vendin, apo aparaturat e përdorura për falsifikimin.
Shtuar më 29/11/2018, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori