U kap duke shitur heroinë në Tiranë, kush është fieraku i rrezikshëm
Pëlqej
Ditën e sotme policia shkatërrroi bandën e tre të rinjvë të cilët shisnin kokainë në gjimnazet e Tiranës.

Në pranga ranë dy meshkuj dhe një femër.

Të arrestuarit

- Enri Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)

- Marjus Filipi, 34 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje )

- Gloria Hasaj, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Mes tyre ne pranga ra 35-vjeçari nga Fieri, por me banim ne Tirane, Enri Manaj.

Policia bën me dije se Manaj është dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje".

Por kjo nuk është e vetmja vepër penale që rëndon mbi të.

Manaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2008, pasi në bashkëpunim me një tjetër person akuzoheshin se shfrytëzonin një adoleshente për prostitucion.

Ndërsa më herët ai ishte dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

"Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqytetit, nga seksioni i narkotikëve u organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë.

Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e "Dibrës" dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për tu shitur”, shkruhej ne njoftimin e policise sot. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori