U kap duke përgjuar në Tiranë, gjykata jep vendimin për iranianin
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për iranianin i cili u kap dy ditë më parë në Tiranë me akuzën e përgjime të paligjshme kompjuterike.

Bijon Poolandrag 45 vjeç u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Hija” që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

45-vjeçari">45-vjeçari iranian, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të shtetasve të tjerë.

45-vjeçari">45-vjeçari siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta persona, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës 45-vjecarit iu gjetën 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Një vit më parë, shteti shqiptar dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë për cenim të sigurisë kombëtare. Largimi i ambasadorit u bë i ditur dhe nga këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen e sigurisë. Ambasadori akuzohej nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.
Shtuar më 12/10/2020, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori