U injorua nga zyrtarët, shqiptarja hyn me motor në minibashki
Ne foto, Nurije Sela
Një emigrante shqiptare në Britani ka hyrë në një minibashki të Londrës me gjithë motorin e saj duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Bëhet fjalë për shqiptaren Nurije Sela, 59 vjeçe shkruan “Mirror”. Shqiptarja, e cila është edhe invalide ka hyrë me motorin e saj në zyrat e minibashkisë së Fulhamit.

Ajo ka dalë para gjykatës dhe thuhet se edhe ka hedhur karburant në zyrën ku hyri në shenjë revolte. Sipas saj, kishte ditë që kërkonte përgjigje nga zyrtarët por ata e kanë injoruar. Dëmet që ka shkaktuar llogariten në 3200 paund. Prokurorja e çështjes tha se Sela ajo ka përdorur motorin që përdorin invalidët./Albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori