U infektua me COVID-19, Silva Bino lë spitalin
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është shëruar nga COVID-19 dhe ka lënë Infektivin.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” e cila shkruan: “Më gëzoi pa masë lajmi i shërimitprof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv”.

Postimi i Plotë

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimitprof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vēshtira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1.

Të presim me padurim”, shkruan Manastirliu në “Facebook”

Shtuar më 10/10/2020, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori