U infektua me COVID-19, Meta i uron shërim të shpejtë Veliajt
Kryetari i Bashkisë Tiranë njoftoi sot se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Nisur nga ky lajm, kreu i shtetit, Ilir Meta i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryebashkiakut, me anë të një postimi në Facebook.

“Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj dhe shëndet të plotë familjes së tij, apeloj me forcë rëndësinë jetike të respektimit të protokolleve shëndetësore, si dhe rritjes së efikasitetit të masave mbrojtëse përmes ndërgjegjësimit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë COVID-19,” shkruan Meta në postimin e tij.

Veliaj njoftoi sot se ishte infektuar me koronavirus, kryebashkiaku shtoi se ai dhe familja e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

>b> Postimi i plotë

“Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj dhe shëndet të plotë familjes së tij, apeloj me forcë rëndësinë jetike të respektimit të protokolleve shëndetësore, si dhe rritjes së efikasitetit të masave mbrojtëse përmes ndërgjegjësimit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë COVID-19.

Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Gjithashtu, është tepër e nevojshme garantimi i masave mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.”

Shtuar më 28/07/2020, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori