U hodhën nga dritarja se autobusi po binte në greminë! Dëshmitari rrëfen tmerrin në Qafë Thanë (FOTO LAJM)

Pëlqej
“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”.

Kështu rrëfen një shofer, i cili rastisi të ishte pas autobusit me gjimanizstë nga Fieri që u përmbys në Qafë Thanë.

Me të parë ngjarjen, shoferi ka ndaluar për të ndihmuar nxënësit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur vetëm një autoambulancë.

Për fat të mirë nuk ka viktima edhe pse aksidenti ishte i rëndë.

Raportohet për 17 nxënës që kanë marrë gërvishtje, të cilët po kurohen në spitalin e Përrenjasit.

Nxënësit ishin për ekskursion dhe po ktheheshin kur ndodhi aksidenti në Qafë Thanë.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi për shkak të lagështirës dhe pakujdesisë së shoferit. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori