U hodh vetë nga makina? Zbulohet si ndodhi aksidenti i 55 vjeçares në Elbasan
Pëlqej
Eshtë zbardhur ngjarja e ditës së sotme, ku një grua u aksidentua në Elbasan.

Më herët në media u fol se ruaja ishte hedhur vetë nga furgoni për t'i shpëtuar ngacmimit seksual, por sipas policisë gruaja ka rënë nga mjeti pasi nuk ishte mbyllur dera mirë.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor ElbasanBradashesh, në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Julian Hida, 43 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 291 e 273 e Kodit Penal.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.04.2018, rreth orës 15:15, aksin rrugor ElbasanBradashesh, ky shtetas ishte duke drejtuar veturën tip Volkswagen Passat me targa AA 087 CD me drejtim lëvizjeje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit .

Nga mjeti në lëvizje është hapur dera prapme e pasagjerit dhe nga mjeti është hedhur shtetasja Sh.T, 55 vjeçe, banuese në Bradashesh, kjo e faktuar nga këqyrja e pamjeve filmike te kamerave qe ndodhen në afersi të vendit të ngjarjes.

Drejtusi i mjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë shtetases SH.T, por është larguar nga vend i ngjarjes me shpejtësi, dhe rreth orës 17:50 është konstatuar dhe kapur nga patrulla e policisë.

Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit me aparat Drager, ku rezultoi në provën e parë në masën 0.92 mg/l dhe në provën e dytë 1.07 mg/l.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje shtetasja Sh.T, është dëmtuar rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 291 e 273 e Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori