U hodh për të shpëtuar qenin, treni përplas një pushues në Durrës
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit ku një shtetas është përplasur nga treni.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se treni ka përplasur një pushues pranë një ndalese hekurudhore.

I plagosuri është një shtetas shqiptar nga Kosova i cili është hedhur para trenit për të shpëtuar një qen që po qëndronte tek shinat.

Mësohet se shtetasi në fjalë është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital. /albeu.com/




Shtuar më 19/08/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori