Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
U hodh nga makina se e ngacmoi shoferi, humb jetën mamaja e 3 fëmijëve
Pëlqej
Është ndarë nga jeta gruaja, e cila dy ditë më parë u hodh nga automjeti në ecje në aksin Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Shpëtime Tufa, nëna e 3 vajzave, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen e Tufës nga makina që po udhëtonte, por policia tha se ajo u rrëzua pasi dera nuk ishte mbyllur mirë.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht atë ditë, por policia ka arrestuar shoferin dhe ka nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori