U hodh nga kati i katërt në Durrës, zbulohet arsyeja
Pëlqej
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Mësohet se personi ka qenë një grua e moshuar e cila ëstë hedhur nga kati i katërt.

Shtetasja me inicialet T.H, 74 vjeç vuante nga sëmundja e sklerozës, e cila mund të jetë bërë shkak i tragjedisë së ndodhur.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.07.2017, në lagjen n.r 1, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ku banonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasja T.H., vjeçe 74. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori