Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Mësohet se 52 vjeçari nga Tropoja është hedhur nga dritarja e katit të
katërt të këtij spitali, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese.
Mësohet se
burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e
katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar
psikologjike.
Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara
psikologjike, ndërsa
burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.
Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.
Shtuar më 01/11/2020,
ora 08:56