E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
U helmuan nga fast food-i 60 nxënës, çfarë u gjet në ushqimin që kishin konsumuar
Pak ditë pasi policia raportoi se ishin helmuar mbi 60 nxënës në Postribë, tashmë është zbardhur shkaku.

Pesë ditë më parë, mbi 60 nxënës në Postribë përfunduan në spital, pasi të gjithë rezultuan të ishin helmuar nga ushqimi.


Kampionët e marrë nga DSHP Shkodër për analizë kanë nxjerrë se shkaku për helmimin e tyre ka qenë prezenca e bakterit të salmonelës, në ushqimin e konsumuar.

Sipas familjarëve të tyre, fëmijët kishin konsumuar ushqim në një fast-food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postribë, Shkodër.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, uniformat blu bënë me dije se shoqëruan pronarët e fast-food-it për deklarime.
Shtuar më 09/10/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori