U helmuan në fabrikën e këpucëve, mjeku tregon gjendjen e 11 pacienteve
Një helmim ka ndodhur në një fabrikë këpucësh në Fushë-Krujë, në Bubq ku 11 vajza janë helmuar si pasjojë e substancave tretëse në fabrikë.

Sipas mjekut të urgjencës në Fushë-Krujë, Kastriot Mustafa rreth orës 8:45 janë paraqitur 8 raste me gjendje të fikti, mpirje dhe dridhje të trupit.

Ai tha se shumica e pacienteve janë vajza të cilat janë shprehur se ndiheshin të lodhura. Mjeku u shpreh se aktualisht gjendja e pacienteve është e mirë, shkruan BW.

“Janë paraqitur 8 raste ku shfaqën gjendje të fikëti, mpirjen të duarve dhe trupit. Arsyen as vajzat nuk dinë ta shpjegojnë. Bëhet fjalë për një ndërmarrje këpucësh ku vajzat kanë referuar dhe kanë shfaqur këto shenjat që thamë.

Pacientet janë paraqitur me gjendje të qëndrueshme.

I gjithë personali ka qenë në gatishmëri dhe ju është dhënë ndihma e parë. Presim rezultat e analizave për të përcaktuar shkaqet e helmimit. Aktualisht gjendja e vajzave është e mirë”- tha mjeku Mustafa. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori