U hap tuneli i Kalimashit
Albeu.com
Hapet tuneli jugor i rruges Durres-Kukes, pas 6 muajsh bllokim kalimi. Tuneli jugor ne Kalimash nga sot behet funksional per mjetet ne te dyja kalimet. Problemet nisen prej nentorit te vitit 2009, ku per shkak te rreshkitjes se dherave u bllokua qarkullimi i lire i makinave.
Ministri i Transportit Sokol Olldashi peruroi edhe Qendren e Kontrollit te Trafikut e cila monitoron qarkullimin ne tunel, njofon Top Channel.

Punimet elektromekanike dhe te sistemeve te kontrollit te trafikut jane instaluar dhe integruar plotesisht ne nje sistem te kontrollit qendror qe perfshin 26 ventilator te medhenj ajrimi, me shume se 70 kamera, sinjalistiken e mesazheve, nje sistem kunder zjarrit ne te gjithe tunelin, sistem telefonik ne rast emergjence, si dhe ndriçimin normal dhe ate te sigurise.

Rruga Rreshen-Kalimash i ka kushtuar buxhetit te shtetit te pakten 1 miliard dollare, megjithate ende nuk ka nje fature zyrtare te pranuar nga qeveria, por vetem duke iu referuar kostos se nje kilometri, qe ne 2009-n arriti ne 14 milione dollare.
Shtuar më 21/05/2010, ora 12:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori