U godit me hekur në kokë gjatë punës, shqiptari në luftë me vdekjen
Pëlqej
Një 38-vjeçar shqiptar raportohet të ketë pësuar një aksident të rëndë në punë dhe si pasojë po lufton me vdekjen në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku gjatë procsit të punës shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u godit nga një tub çeliku që ra nga një skelë.

Mësohet se shqiptari i aksidentuar po kryente punime ristrukturimi në një shtëpi koloniale kur gjatë çmontimit të skelës tubi u shkëput e i ra në kokë. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori