Gjendet një kallashnikov në kazanin e mbeturinave në Vlorë, dyshohet të jetë përdorur për ngjarje kriminale

Policia e Vlorës ka gjetur këtë të premte një armë zjarri kallashnikov në një kosh mbeturinash në lagjen “Pavarësia”.

Forca të shumta polisie kanë rrethuar zonën.

Sakaq burime bëjnë me dije se kallshnikovi dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale.

/albeu.com /


Shtuar 14.04.2023 15:16