U gjetën pa jetë, dy lezhjanët mund të jenë vrarë për hakmarrje nga krimet e 1997 (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku u gjetën të vrarë dy shtetas.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se një ndër motivet e kësaj ngjarje të rëndë me viktima, Prengë Simoni dhe Kolë Murrani, është hakmarrja.

Kjo pasi nipi i njërit nga viktimave, Kol Murranit, është dënuar me burg të përjetshëm i akuzuar për vrasjen e dy shtetasve në vitin 1997.

Por një pistë tjetër është ajo e vrasjes aksidentale nga rojtarët e lëndës narkotike, hashash, për shkak se fshati Lalm i vjetër është një zonë malore dhe një ndër pikat e nxehta të kultivimit të kanabisit.

Hetimet vazhdojnë ndërkohë policia është në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje tragjike. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2020, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori