U gjet i vetëvarur në banesë, biznesmenit 37-vjeçar iu refuzua leje-qëndrimi në Shqipëri
Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37 vjeçar Eugert Lazaju gjet i pajetë në vilën e tij private në Farkë-Tiranë.

I riu humbi jetën pasi u vetëvar ndërkohë që detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë.

Lazaj raportohet të ishte pronari i një resorti me emrin Adorions Palace”, në Maminas.

Mësohet se në vitin 2004, Lazaj ka marrë nënshtetësi gjermane, ndërsa ishte i vendosur në Gjermani dhe punonte bashkë me familjen. Por kohë më parë ai kërkoi leje qëndrimi në Shqipëri, kërkesë e cila u miratua nga institucionet kompetente, ku biznesmeni u pajis me leje qëndrimi, e cila përfundoi më 17 janar 2019.

Ai u largua nga Shqipëria, pasi ndaj tij u lëshua një urdhër dëbimi, për shkak të skadencës së afatit ligjor të lejes së qëndrimit. Ndërkohë Lazaj e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Shkak për refuzimin e lejes së qëndrimit të përhershëm të Eugert Lazajt, ishte bërë një informacion që autoritetet kishin marrë në lidhje me aktivitetin e pastrimit të parave që ai ushtronte.

Shtuar më 03/08/2020, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori