U gjet i vdekur në punishte, 60 vjeçarit i gjendet një plumb në kokë
Pëlqej
Një 60 vjecar është gjetur i vrarë ditën e sotme në punishten e tij në Shkodër.

Fillimisht Mehdi Kavaja i cili punonte në lagjen Tophane ku ai bënte riparime bravash të automjeteve, u tha se vdiq për arsye natyrale por tashmë është vërtetuar se brenda kokës së tij është gjendur një plumb.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend shkruan panorama.

Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori