U gjet i pajetë dhe me shenja dhune, dyshimet e para për vdekjen e 91 vjeçarit në Vlorë
Një 91 vjeçar është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në Vlorë.

Msohet se viktima është Seri Petanaj i cili jetonte i vetëm. Trupi i tij është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet që të jetë vrarë me mjete prerëse.

Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për të mësuar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak: Vlorë/ Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.

Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë mjeko- ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe shkakun e dëmtimeve të konstatuara paraprakisht në trupin e viktimës.

Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 26/08/2020, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori