U gjet e masakruar në ferra, shpallet në kërkim kunati i 49-vjeçares
Pëlqej
Shtetësja, Lirie Xhepa, 49-vjeç ëhstë gjetur ditën e sotme e maskaruar dhe e hedhur në ferrë afër liqenit të Sharrës në Tiranë.

Nga mbikqyrja paraprake e trupit bëhet e ditur se 49-vjeçarja është goditur me sende të forta në kokë dhe gjithashtu ka tre plagë të shkaktuar nga plumbat në trup.

Ndërkohë banorët e zonës kanë raportuar se mbrëmjen e djehsme kanë parë një makinë të largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bën me dije se i dyshuar për vrasjen është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa i cili është shpallur në kërkim policor.

Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e viktimës, D.Xhepa.

Policia po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes viktimës dhe kunatit të saj që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Viktima ishte e ve pasi burri i saj kishte ndërruar jetë ndërsa kishte dy djem. /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2019, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori