Shtatzënë për herë të dytë, Belen Rodriguez super joshëse me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

E bukura Belen Rodriguez, para disa muajsh zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo dhe partneri i saj i ri, Antonino Spinalbese, do të bëhen me një vajzë. Gjatë kësaj periudhe të bukur për të, modelja e famshme nuk ka nguruar që të postojë fotografi e video ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Madje edhe e veshur me bikini, Belen duket kaq elegante dhe super seksi. Së fundmi, Rodriguez ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa poza ku shfaqet me bikini të bardha, e fansat janë dashuruar pas saj.

E teksa i kanë bërë komplimente të shumta për pozat e ëmbla, shumë fansa e kanë pyetur se kur do të lindë e vogla e saj, por Belen ende nuk u ka kthyer përgjigje.


Shtuar 2.06.2021 15:37