U gjakos nga Policia e Shtetit, demokrati i revoltuar i kërkon llogari Xhafajt
Pëlqej
Pavarësisht se fillimisht u lanë të futeshin në Gjykatën ku do të vendosej fati për 23 të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit, deputetët e opozitës u nxorrën me forcë jashtë.

Kjo ka sjellë përplasje të fortë mes deputëtëve dhe policisë ku u lëndua dhe u gjakos demokrati Edmond Spaho, shkruan albeu.com.

Pas këtij incidenti, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka telefonuar menjëherë menjëherë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por burime pranë tij bëjnë me dije se Xhafaj nuk i është përgjigjur.

Gjithashtu Spaho ka telefonuar edhe Drejtorin e Policisë Tiranë por ai ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi pasi: "nuk janë policët e mi, janë policët e Shtetit". /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori