U fut në det për të gjuajtur oktapodë, gjendet trupi i 32 vjeçarit
32-vjeçari nga Durrësi, i cili u fut për të gjuajtur oktapodë me pushkë në det është gjetur i mbytur pas një javë kërkime. Trupi i pajetë është gjetur në det rreth orës 07:35 në lagjen nr.1.

Viktima, i identifikuar si Silvi Prifti u zhduk në Durrës, në zonën e njohur si “Currila” pasi kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk u kthye më në shtëpi.

Familjarët u alarmuan dhe njoftuan menjëherë policinë sepse gjetën rrobat e tij në afërsi të Currilave
Shtuar më 04/12/2020, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori